Gabriel Magalhaes ka firmosur kontratë të re shumëvjeçare me Arsenalin. 27-vjeçari ishte transferuar në shtator të vitit 2020 nga Lille dhe deri më tani ka bërë 210 paraqitje për londinezët. Është mbrojtësi më i rëndësishëm në skuadrën e Mikel Artetas, por po ashtu ka kontribuar në sulm duke i realizuar plot 20 gola.
Gabriel e nisi karrierën në Brazil, ndërsa u transferua në Francë në janar të vitit 2017. Nga Lille ka pasur periudha huazimi te Troyesi dhe Dinamo Zagrebi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBraziliani ka shkëlqyer tek Arsenali, që tani i ka ofruar kontratë për shumë vjet.
Gabriel i ka 14 paraqitje për Brazilin.