Futboll

Mbappe shënon gol dhe i afrohet çmimit të rëndësishëm

Mbappe

Sulmuesi Kylian Mbappe, ka shënuar një gol në fitoren 2:0 të Real Madridit në udhëtim ndaj Sevillas. Me golin e shënuar të dielën, Mbappe i është afruar çmimit të rëndësishëm individual. Mbappe shënoi golin e parë në minutën e 75-të me asistim të Luka Modriqit. Për Mbappen ishte goli i 29-tën ë 33 ndeshje në la Liga.

Prapa Mbappes me 25 gola është sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski.

Deri në fund ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar, ndërsa Mbappe është në avantazh prej katër golash në garën për golashënuesin më të mirë të La Ligas.

Golin e dytë për Reali ne shënoi në minutën e 87-të, Jude Bellingham.

Sevilla e mbylli ndeshjen me dy lojtarë më pak në fushë. Në minutën e 12-të u përjashtua Loic Bade kurse me të nisur pjesa e dytë Sevillas iu përjashtua edhe Isaac Romero.

Reali është në vendin e dytë me 81 pikë. Barcelona është kampione, kurse Sevilla zë vendin e 16-të me 41 pikë.