Futboll

Mbappe shënon dy gola në fitoren e thellë të Realit

Real Madrid

Kylian Mbappe ka vazhduar me gola në La Liga të Spanjës. Mbappe shënoi dy gola në fitoren e thellë 4:1 te Realit kundër Levantes në udhëtim të martën mbrëma.

Ndeshja Levante – Real Madrid i takoi javës së gjashtë të elitës së Spanjës. Për Realin ishte fitorja e gjashtë në po aq ndeshje të luajtura këtë edicion.

Golin e parë e shënoi Vinicius Junior në minutën e 28-të, derisa për 2:0 realizoi Franco Mastantuono në minutën e 38-të. 

Etta Eyong në minutën e 54-t ngushtoi në 2:1 epërsinë e Realit, derisa më pas Mbappe shënoi dy gola të shpejtë për rezultatin përfundimtar, 4:1. Fillimisht francezi shënoi nga penalltia për 3:1 në minutën e 64-t, derisa dy minuta më vonë shënoi golin e dytë personal dhe të shtatin këtë edicion nga gjashtë ndeshje. 

Vetëm ndaj Mallorcas, Mbappe nuk ka shënuar gol.

Lexo përditësimet tjera
Vinicius Junior

Vinicius shënon supergol me të jashtmen

Vinicius Junior e ka kaluar në epërsi Real Madridin në ndeshjen si mysafir ndaj Levantes.Brazilian shënoi...