Ylli i futbollit, Kylian Mbappe, mund të zyrtarizohet te Real Madridi në fillim të javës së ardhshme.
“Marca”, ka raportuar të premten se drejtuesit e Real Madridit janë duke punuar për të gjitha detajet për ta prezantuar francezin në skuadër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbappe javë më parë ka njoftuar për largimin e tij nga skuadra e Paris Saint-Germanit pas nëntë vjetësh qëndrim. Destinacioni i ardhshëm i francezit do të jetë Real Madridi. Mbappe dhe Real Madrdi ende nuk kanë konfirmuar marrëveshje të arritur.
25-vjeçari sipas raportimeve do të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2029 me gjigantin spanjoll. Ai pritet t’i fitojë deri në 16 milionë euro në sezon.
Në edicionin 2023/2024, Mbappe ka shënuar 44 gola dhe ka bërë dhjetë asistime në të gjitha garat për Paris Saint-Germanin.