Dueli i zhvilluar të dielën në mes të Paris Saint-Germainit dhe Toulouset, ishte i fundit për Kylian Mbappen para tifozëve të Parisit. PSG-ja humbi ndeshjen e xhiros së 33-të të elitës së futbollit francez nga Toulouse me rezultatin 3:1.
PSG-ja e ka fituar titullin në Francë tashmë, por vëmendja ishte te Mbappe, i cili ka njoftuar largimin në fund të edicionit. Atij iu organizua ceremoni përshëndetëse pas përfundimit të takimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbappe ka fituar 15 trofe me PSG-në, ka shënuar mbi 256 gola në 307 paraqitje. Mbappe ka lënë gjurmë me fanellën e PSG-së edhe në Ligën e Kampionëve. Ai është bërë golashënuesi i nëntë më i miri i turneut. Ka shënuar 42 gola në 62 paraqitje me klubin nga kryeqyteti francez. Mbappe në verë pritet t’i bashkohet Real Madridit. Sulmuesi i talentuar pritet ta fitojë edhe një trofe para largimit. Më 25 maj, PSG-ja luan në finale të Kupës së Francës kundër Lyonit.
Ndërkohë humb je pësoi edhe Elbasan Rashani me Clermontin. Clermonti humbi nga Lyoni me rezultatin 1:0. Aiu luajti deri në minutën e 73-të.
Edon Zhegrova luajti për Lillen deri në minutë ne 91-të. Lille mposhti në udhëtim Nantesin me rezultatin 2:1.