Manchester City nuk ka hasur në telashe për të fituar ndaj Sparta Pragës në xhiron e tretë të Ligës së Kampionëve.
Të mërkurën mbrëma në “Etihad”, skuadra e Pep Guardiolas fitoi me rezultatin 5:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPhil Foden shënoi që në minutën e tretë. Golat tjerë u shënuan në pjesën e dytë. Erlinh Haaland shënoi në minutën e 58-të dhe 68-të.
John Stones realizoi në minutën e 64-t, derisa Matheus Nunes shënoi tjetër gol në minutën e 88-të.
City tani i ka shtatë pikë. Sparta Praga mbetet me 4 pikë.
Qazim Laçi startoi te Sparta Praga. Ermal Krasniqi u aktivizua prej fillimit të pjesës së dytë e Albion Rrahmani prej minutës së 60-të.