Kombëtarja e Shqipërisë e ka zhvilluar stërvitjen e dytë përgatitore para ndeshjes së rëndësishme ndaj Serbisë. Por në stërvitjen e dytë me grupin e lojtarëve nuk ka stërvitur sulmuesi, Rey Manaj. Ai ka munguar për shkak të gripit.
“Të gjithë lojtarët i janë bashkuar ekipit në grumbullim. Në stërvitjen e sotme nuk mori pjesë vetëm Rey Manaj, i cili po kalon një gjendje gripale dhe po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor i Kombëtares. Stafi teknik i drejtuar nga trajneri Sylvinho zhvilloi stërvitje tekniko-taktike me lojtarët”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShqipëri – Serbi luhet të shtunën në Arenën Kombëtare të Tiranës. Kjo ndeshje i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.