Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Malisheva prezanton një sulmues

Ledian Krasniqi

Sulmuesi Ledian Krasniqi i është bashkuar skuadrës së Malishevës. 

Krasniqi së fundmi ishte pjesë e klubit nga Republika e Çekisë, Pribram. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Konfirmojmë transferimin e Ledian Krasniqit nga klubi Pribram i Republikës së  Çekisë. Lediani është talent i ri dhe me potencial, ne jemi të bindur se ai do të sjellë një ndikim të rëndësishëm në ekipin tonë dhe do të kontribuojë në suksesin tonë të ardhshëm”, ka shkruar Malisheva të premten. 

20-vjeçari karrierë ka bërë edhe te Hamsik Academy dhe ka luajtur edhe për Prishtinën U19.