Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Malisheva fiton me vështirësi ndaj Dukagjinit

Malisheva

Malisheva e ka ndaluar ecurinë e pesë ndeshjeve rresht pa humbje të skuadrës së  Dukagjinit. Të shtunën, Malisheva në shtëpi shënoi fitore të vështirë 2:1 ndaj skuadrës nga Klina në kuadër të javës së 14-t të Superligës së Kosovës në futboll.

Vendësit kaluan të parët në epërsi në minutën e 19-të me golin e Drilon Hazrollajt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mysafirët shifrat i barazuan në minutën e 43-të. Theophilus Solomon realizoi për 1:1.

Laurent Xhylani e realizoi golin e fitores për 2:1 në minutën e 56-të.

Malisheva ka 25 pikë dhe është në vendin e tretë.

Dukagjini ka 17 pikë dhe është në pozitën e shtatë në tabelë.