Real Madridi ka humbur në shtëpi në ndeshjen kryesore të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve.
Të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, Madridi pësoi 2:1 nga Manchester City.
Ndeshja u vendos që në pjesën e parë.
Rodrygo kaloi në epërsi madrilenët në minutën e 28-të.
Për 1:1 shënoi Nico O’Reilly në minutën e 35-të. Erling Haaland e shënoi golin e fitores për skuadrën e Pep Guardiolas. Ai shënoi nga pika e bardhë në minutën e 43-të. Penalltia u tha pas ndërhyrjes së VAR-it, pikërisht për faul në norvegjezin Haaland.
Në pjesën e dytë Madridi rriti presionin, por pa thyer Manchester Cityn. Ndërkohë lojtarët e ekipit anglez kishin disa raste të mira për shënim. Por shifrat e pjesës së parë nuk ndryshuan.
Humbja nga City mund të shënojë fundin e epokës së Xabi Alonsos te Real Madridi. Mediat spanjolle kanë raportuar të hënën e të martën se Alonso mund të shkarkohet në rast të humbjes nga Manchester City.
Javët e fundit ishin shumë të vështira për Real Madridin. Dhe ndryshimi mund të kërkohet me largimin e Alonsos.
Real Madridi është i shtati me 12 pikë. City doli në vendin e katërt me 13 pikë.
Ndeshjet dramatike në “Bernabeu”, City në epërsi
Real Madridi e Manchester City po luajnë top-ndeshje në “Santiago Bernabeu”.
Pas 45 minutave lojë skuadra angleze udhëheq 2:1.
Rodrygo kaloi në epërsi 1:0 madrilenët në minutën e 28-të.
Për 1:1 në minutën e 35-të realizoi mbrojtësi i ri, Nico O’Reilly. Kurse golin e epërsisë 2:1 e realizoi norvegjezi Erling Haaland në minutën e 43-të.
Fare në fund Thibaut Courtois bëri dy pritje vendimtare duke i pamundësua Cityt golin e tretë.
“Përmbysje” në Madrid, City në epërsi
Manchester City tani po udhëheq 2:1 ndaj Real Madridit.
Golin e epërsisë e shënoi Erling Haaland në minutën e 43-të.
Penalltia u dha pas rishikimit të VAR-it, pikërisht për pengim të Haalandit në zonë.
Barazon Manchester City
Manchester City e ka barazuar në 1:1 rezultatin në ndeshjen ndaj Real Madridit.
Në minutën e 35-të shënoi 20-vjeçari Nico O’Reilly.
Ai luan mbrojtës i krahut të majtë.
Madridi në epërsi
Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Cityt në ndeshjen kryesore të mbrëmjes në Champions.
Për 1:0 realizoi Rodrygo në minutën e 28-të.
Braziliani ka shënuar gol pas një kohe të gjatë.