Presidenti francez Emmanuel Macron të shtunën ka thënë se shpreson që Kylian Mbappe, i cili njoftoi largimin nga Paris Saint-Germaini, do të jetë i disponueshëm për kombëtaren franceze për Lojërat Olimpike të kësaj vere në Paris.
Macroni me këtë rast “konfirmoi” transferimin e 25-vjeçarit te Real Madridi. Ka thënë se po llogarit në Realin që ta lejojë futbollistin francez të luajë në Olimpiadë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë mendoj se Real Madridi do ta lirojë Kylianin për Olimpiadë, në mënyrë që të luajë për ekipin francez”, ka thënë Macron në një video në rrjetin social “X” në të cilën iu përgjigj pyetjeve të përdoruesve evropianë.
Presidenti francez ka theksuar se nuk kishte ndonjë koment të veçantë për largimin e Mbappes nga PSG-ja.
Klubet nuk janë të detyruara të lirojnë lojtarët për Lojërat Olimpike.
Macroni verën e shkuar kishte intervenuar që Mbappe të mos largohej nga PSG-ja. Por kësaj radhe, s’mundi të bënte asgjë.
LEXO EDHE: