Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Loreta Kullashi i bashkohet Interit

Loreta Kullashi

Loreta Kullashi në ambientet e klubit italian, Inter (Foto: Inter)

Futbollistja shqiptare, Loreta Kullashi të premten është zyrtarizuar te gjiganti italian, Inter. Kullashi do të jetë pjesë e Interit deri në verën e vitit 2026. 

Loreta Kullashi

“Interi njofton se Loreta Kullashi i është bashkuar ‘nerazzurrëve’. Sulmuesja suedeze, e lindur në vitin 1999, ka nënshkruar me klubin deri më 30 qershor të vitit 2026”, ka njoftuar skuadra italiane. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kullashi së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Sassuolos. 25-vjeçarja në 25 paraqitje ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me katër asistime. Karrierë ka bërë edhe te AIK-u, Rosengardi dhe Eskilstunai.