Portieri spanjoll, Pau Lopez, është transferuar në formë huazimi për një vit te skuadra e Gironas. Lopez i është bashkuar skuadrës spanjolle nga Marseille francez. Paga e Lopezit do të jetë e mbuluar nga Girona, ndërsa klauzola e blerjes do të jetë 6.5 milionë euro. Opsioni i blerjes nuk është i detyrueshëm.
“Pau Lopez është bërë lojtari më i ri i Gironas. Klubi dhe Marseille kanë arritur marrëveshje për huazimin e portierit spanjoll deri në fund të sezonit. Lopez është një portier i shkathët, me reflekse të mira dhe me aftësi të shkëlqyera për të parashikuar lëvizjet e kundërshtarëve”, ka njoftuar të martën Girona.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo29-vjeçari karrierë ka bërë edhe te Roma, Real Betisi, Espanyoli dhe Tottenhami.