Pas fitores ndaj Real Madridit, futbollistët e Barçës i kërkuan trajnerit Hansi Flick tri ditë pushim.
Por gjermani Flick ka vendosur që të mërkurën futbollistët t’iu kthehen stërvitjeve për ndeshjen ndaj Espanyolit. Dita e hënë dhe e martë është e lirë për lojtarët e Barçës, që stërvitje kishin edhe të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas “Mundo Deportivo”, Flicku ishte i vendosur që ta mbante stërvitjen të mërkurën pasi dëshiron që futbollistët ta ruajnë formën e mirë që e kanë aktualisht.
Barcelona të dielën e pret në shtëpi Espanyolin në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të La Ligas.