Futbollistët e Shqipërisë janë ndarë të kënaqur me fitoren ndaj Andorrës. Pas disfatës 2:0 nga Anglia, Shqipëria të hënën mposhti Andorrën 3:0, në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Shqipëria më 7 qershor e pret Serbinë në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, në kuadër të Grupit K. Pas tri ditësh luan në udhëtim kundër Letonisë. “Në ndeshjen ndaj Serbisë besoj se nuk ka nevojë për motivim. Tani do të kthehemi te klubet tona dhe të mendojmë dhe të përgatitemi për ndeshjet tjera në qershor”, ka thënë Manaj për Federatën Shqiptare të Futbollit. Sulmuesi Manaj shënoi dy gola në fitoren 3:0 ndaj Andorrës. Golin e tretë për kombëtaren kuqezi e shënoi Myrto Uzuni.
Kapiteni Berat Gjimshiti ka thënë se fitorja ndaj Andorrës vlen shumë, ndërsa do të shërbej si motivim për ndeshjen ndaj Serbisë dhe Letonisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka qenë një ndeshje e mirë dhe besoj se do të na jap motivim për ndeshjet në qershor. E rëndësishme është të jemi të gjithë gati”, është shprehur Gjimshiti.
Serbia, ndoshta është rivalja direkte për vendin e dytë në grup. Anglia është e para me gjashtë pikë, ndërsa nga tri pikë i kanë Shqipëria dhe Letonia. Serbia dhe Andorra janë pa pikë. Serbia nuk ka luajtur asnjë ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës. Të parën do ta ketë ndaj Shqipërisë.