Skuadra e Llapit të hënën e ka zyrtarizuar mesfushorin Arian Ramadani. 18-vjeçari me Llapin ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare. Ramadani së fundmi ishte pjesë e skuadrës së dytë të klubit nga Austria, Amstetten. Karrierë ka bërë edhe në disa klube austriake te të rinjtë e LASK-ut, Blau-Weiss Linzit dhe ASKO Oedtit.
“Llapi me kënaqësi komunikon angazhimin e mesfushorit ofensivë, Arian Ramadani, i cili do jetë pjesë e klubit me kontratë profesionale për pesë vitet e ardhshme. 18-vjeçari rikthehet nga Austria për t’iu bashkuar Llapit, pasi që ka vendosur t’i tregoj cilësitë e tij fillimisht në Kosovë e më pas nga Llapi sikurse futbollistët tjerë perspektiv edhe në ndonjë kampionat të madh evropian”, ka shkruar Llapi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo