Llapi ka vazhduar kontratën me dy futbollistët, kapitenin Hamdi Namani dhe mbrojtësin Ilir Blakçori. Dy futbollistët kanë vazhduar kontratën me Llapin edhe për dy vjet.
“Dyshja Namani-Blakçori kanë qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës, duke ndihmuar klubin t'i arrij objektivat andaj klubi ka vendosur t'i ketë në ekip edhe për dy sezonet e ardhshme. Namani është paraqitur në 34 ndeshje të sezonit, 32 në kampionat dhe 2 tjera në Kupë, ku ka arritur t'i realizoj 6 gola dhe ka kontribuuar edhe me 5 asistime në 2731' minuta të luajtura. Në anën tjetër Blakçori ka luajtur në 32 ndeshje, 30 në kampionat dhe 2 në Kupë duke kontribuuar me 3 gola dhe 3 asistime në 2656' minuta”, shkruan në njoftimin e klubit Llapi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLlapi do të paraqitet në kualifikimet e Ligës së Evropës. Edicionin 2023/2024 e mbylli në pozitën e dytë.