Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Llapi gjobitet me 10 mijë euro, dënim edhe për Batatinën

Llapi

Klubi i futbollit Llapi është gjobitur të premten me plot 10 mijë euro për lëshimet në organizim të ndeshjes me Dukagjinin.

Në atë ndeshje janë dëmtuar pajisjet e sistemit VAR, ndërsa janë penguar dhe kërcënuar gjyqtarët pas përfundimit të takimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Është kufizuar lëvizja e zyrtarëve të ndeshjes ,dnërsa është ofenduar edhe federata.

Përfaqësuesi zyrtar i Llapit, Muhamet Rexhepi është përjashtuar për një vit nga futbolli për dëmtim të sistemit VAR. 

Sipas vendimit të Disiplinorit, “janë dëmtuar kabllot që dërgojnë sinjalin video në fushë, kabllot që dërgojnë sinjalin audio në fushë dhe kabllot që furnizojnë me energji këto pajisje”.

Rexhepi po ashtu ka sharë dhe ofenduar organet e FFK-së.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është dënuar me katër ndeshje mosushtrim të funksionit pasio ka kërcënuar gjyqtarët dhe ka kufizuar lëvizjen e tyre duke ju thënë se “nuk mund ta dalin pa ardhur që t’i marrin nga FFK-ja”.

Një tjetër zyrtar i Llapit, Besart Hoti është dënuar me tre muaj mosushtrim të funksionit për goditje të pajisjeve të sistemit VAR. 
Drita është dënuar me 1000 euro, ndërsa drejtori i saj, Feti Muresli me tre muaj mosushtrim të funksionit për ofendim të gjyqtarit.