Llapi e Drenica kanë kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Llapi eliminoi Malishevën, kurse Drenica e Ligës së Parë, eliminoi Ferizajn e Superligës. Si Llapi ashtu edhe Drenica fituan me rezultat 1:0.
Për skuadrën e Llapit golin e fitores e shënoi Ardit Tahiri në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Ai u asistua nga Arbnor Ramadani. Llapi nga minuta e 87-të luajti me një lojtarë më pak në fushë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë për Drenicën golin e fitores e shënoi Mohamed Fofana. Ai realizoi golin e fitores në minutën e 18-të.
Drenica nga minuta e 59-të luajti me një lojtarë më pak në fushë. Auron Hamiti u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë.
Të enjten luhen edhe dy çerekfinalet tjera. Vëllaznimi në Malishevë e pret Prishtinën, kurse Prishtina e Re skuadrën e Dritës në Lipjan.