Futboll

Fitorja e parë për Llapin në Superligë

Llapi

Llapi ka shënuar fitore të thellë ndaj Gjilanit të dielën. 
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” përfundoi 4:1 dhe i takoi javës së shtatë të Superligës së Kosovës. 
Për skuadrën llapjane ishte fitorja e parë këtë edicion pas tri humbjeve e tri barazimeve. Në fitoren e Llapit u shqua sulmuesi Axel Gnapi i cili realizoi dy gola. 
Gnapi e realizoi golin e parë në minutën e tretë. Lulzim Peci ishte realizatori i golit të dytë në minutën e 20-të. 
Arbnor Ramadani shënoi për 3:0 në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. 
Gnapi e realizoi edhe golin e katërt në minutën e 49-të. 
Ndërkohë golin e vetëm për Gjilanin e realizoi Almir Aganspahiq në minutën e 58-të. 
Për Gjilanin ishte humbja e katërt këtë edicion. Ka edhe dy fitore dhe një barazim. 
Llapi ka gjashtë pikë në vendin e tetë. Gjilani me një pikë më shumë renditet një pozitë më lartë.


Shënon sërish Gnapi, Llapi po e shkatërron Gjilanin

Axel Gnapi ka shënuar tjetër gol për Llapin që është duke fituar 4:0 ndaj Gjilanit. 
Gnapi e realizoi golin e katërt në minutën e 49-të.


Llapi po udhëheq 3:0 pas pjesë së parë

Llapi është duke fituar 3:0 pas pjesës së parë ndaj Gjilanit.

Axel Gnapi e realizoi golin e parë në minutën e tretë, Lulzim Peci në minutën e 20-të e shënoi golin e dytë dhe Arbnor Ramadani e shënoi golin e tretë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.


Llapi dyfishon shifrat

Llapi e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Gjilanit.

Për 2:0 shënoi Lulzim Peci në minutën e 20-të. Golin e parë për skuadrën llapjane e realizoi Axel Gnapi në minutën e tretë.


Epërsi e hershme e Llapit

Axel Gnapi ka realizuar gol për Llapin ndaj Gjilanit në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Ndeshja i takon xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës.

Gnapi realizoi me kokë në minutën e tretë, pas harkimit të Hasan Hysenit nga këndi.