Futboll

Liverpooli fiton ndeshjen dramatike në “St. James' Park”

liverpool

Ndonëse ishte duke humbur 2:0 dhe me një lojtarë më pak në fushë gjatë pjesës së dytë, Newcastle, barazoi rezultatin 2:2 në minutën e 88-të të ndeshjes së xhiros së dytë të Premier Leagues së Anglisë.

Por Liverpooli shënoi tjetër gol për ta fituar ndeshjen 3:2 të hënën mbrëma.

Në minutën e dhjetë shtesë të fundit të ndeshjes, 16-vjeçari Rio Ngumoha, ia siguroi pikët e plota kampionit të Anglisë.

Golin e parë për Liverpoolin e shënoi holandezi Ryan Gravenberch. Reprezentuesi tjetër i Holandës, Cody Gakpo asistoi për Gravenberchun.

Anthony Gordon i Newcastlet, u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje ndaj mbrojtësit holandez, Virgil van Dijk. Atij fillimisht iu dha karton i verdhë. Por kartoni i verdhë u anulua pas rishikimit të situatës me VAR dhe Gordon u përjashtua nga loja pas kartonit direkt karton të kuq.

Liverpooli e nisi furishëm pjesën e dytë. Golin për 2:0, Liverpooli e shënoi në minutën e 46-të. Për 2:0 golin e shënoi francezi Hugo Ekitike.

Ndonëse me një lojtarë më pak në fushë, Newcastle shënoi dy gola në pjesën e dytë. Për 2:1shënoi Bruno Guimareas në minutën e 57-të, kurse William Osula barazoi rezultatin në 2:2. Ai e shënoi golin në minutën e 88-të. Megjithatë, fitoren e dytë Liverpoolit në Premier League ia siguroi talenti 16-vjeçar Ngumoha me golin në minutën e dhjetë shtesë të fundit të ndeshjes.

Më 31 gusht, Liverpooli luan derbin ndaj Arsenalit në shtëpi.

Newcastle luan në udhëtim ndaj Leeds Unitedit.


Me një lojtar më pak, Newcastle barazon rezultatin

Ndonëse me një lojtar më pak në fushë në pjesën e dytë, Newcastle, ka barazuar rezultatin ndaj Liverpoolit.

Golin e barazimit 2:2 për vendësit e shënoi William Osula. Ai e shënoi golin në minutën e 88-të.


Newcastle ngushton epërsinë e Liverpoolit

Newcastle ka ngushtuar në 2:1 epërsinë e Liverpoolit.

Golin për Newcastlen e shënoi Bruno Guimareas në minutën e 57-të. Asistoi Valentino Livramento.


Liverpooli e nis furishëm pjesën e dytë, shënon golin e dytë

Liverpooli e ka nisur furishëm pjesën e dytë të ndeshjes derbi të Premier League kundër Newcastlet. Golin për 2:0, Liverpooli e shënoi në minutën e 46-të, të ndeshjes që i takon xhiros së dytë të elitës së futbollit anglez.

Golin për 2:0 e shënoi francezi Hugo Ekitike.


Liverpooli në epërsi pas pjesës së parë ndaj Newcastlet

Liverpoolit i ka takuar pjesa e parë e ndeshjes derbi të xhiros së dytë të Premier Leagues së Anglisë. Kampioni i Anglisë e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Newcastlet.

Për Liverpoolin e drejtuar nga trajneri holandez, Arne Slot, golin e shënoi holandezi Ryan Gravenberch. Reprezentuesi tjetër i Holandës, Cody Gakpo asistoi për Gravenberchun.

Anthony Gordon i Newcastlet, u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje ndaj mbrojtësit holandez, Virgil van Dijk. Atij fillimisht iu dha karton i verdhë. Por kartoni i verdhë u anulua pas rishikimit të situatës me VAR dhe Gordon u përjashtua nga loja pas kartonit direkt karton të kuq.