Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liverpooli kthehet te fitorja pas katër humbjeve radhazi

Liverpool

Foto: Associated Press

Skuadra e Liverpoolit është kthyer te fitorja në Premier League, pas katër humbjeve radhazi. 

Liverpooli të shtunën mbrëma e mposhti Aston Villan në shtëpi me rezultatin 2:0. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ndeshje i takoi xhiros së dhjetë të elitës së futbollit anglez.

Mohamed Salah e shënoi golin e parë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. 

Për 2:0 realizoi Ryan Gravenberch në minutën e 58-të. 

Liverpoolit iu anulua edhe një gol i Hugo Ekitikes në minutën e 43-të për shkak të pozitës jashtë loje. 

“Të Kuqtë” kanë 18 pikë. Aston Villa ka tri pikë më pak.