Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lille kërkon 25 milionë euro për Zhegrovën

Edon Zhegrova

Lille kërkon 25 milionë euro për ta liruar futbollistin e Kosovës, Edon Zhegrova, shkruan “Yahoo Sports” të martën. Napoli është një prej klubeve më të interesuara për transferimin e sulmuesit të krahut.

Zhegrova po i mungon skuadrës së Lillet për shkak të një lëndimi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zhegrova me fanellën e Lillet në ndeshjet e Championsit ka shënuar një gol në pesë ndeshje. Po ashtu ka edhe një asistim, ndërsa katër gola i ka shënuar në 12 ndeshje të Ligue 1 të Francës.

25-vjeçari iu bashkua skuadrës elitare të Francës në janar të vitit 2022 nga Baseli zviceran.