Sulmuesi polak Robert Lewandowski synon të fitojë trofe me skuadrën e Barcelonës në edicionin 2024/2025.
“Dua të fitoj trofe me Barcelonën këtë sezon. Të fitoj titullin dhe trofe tjerë të rëndësishëm. Ne duhet të bëjmë disa gjëra më mirë se në edicionin e kaluar. Në futboll është e rëndësishme që të kuptoni rrugën në të cilën dëshironi të shkoni, sistemin e lojës dhe të kuptojmë filozofinë e trajnerit. Nëse ne punojmë të bashkuar në një drejtim, mund të ndihmojmë njëri-tjetrin. Të gjithë së bashku në fund mund të jemi të suksesshëm”, deklaroi polaku.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo35-vjeçari ndër të tjera ka theksuar se është në gjendje të mirë fizike dhe i gatshëm për edicionin e ri.
“Unë ende e ndiej se jam në një pozicion të mirë fizikisht, edhe pse në dy javët e ardhshme do të mbush 36 vjeç. Por, megjithatë, fizikisht gjendja ime duket shumë e mirë”, ka theksuar Lewandowski.