Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lewandowski: Ronaldo është frymëzim për lojtarët e tjerë

CR7 & Lewa

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, edhe pse në moshën 39-vjeçare, po vazhdon të shënojë gola dhe të bëjë asistime. Karriera e tij shumë e suksesshme do të jetë frymëzim për shumë futbollistë të rinj. Kështu ka deklaruar të martën sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski.

“Ai është gati 40-vjeçar dhe ende tregon formë të jashtëzakonshme. Rruga që ai ka ndjekur është dhe do të jetë frymëzim për shumë lojtarë të rinj në mbarë botën. Jam i sigurt se mijëra lojtarë ëndërrojnë të ndjekin shembullin e tij edhe pse e dinë se nuk është diçka e lehtë. Ajo që me të vërtetë më bën përshtypje te Ronaldo është se pavarësisht se ka arritur gjithçka, ai ende ka dëshirë për të luajtur”, ka thënë Lewandowski, shkruan “Goal”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Portugezi Ronaldo është pjesë e klubit arab, Al-Nassr. Këtë edicion në nëntë ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me tri asistime.