Sulmuesi polak i Barcelonës, Robert Lewandowski është bërë lojtari i parë në histori të Ligës së Kampionëve që ka shënuar mbi dhjetë gola në një edicion, për tri skuadra të ndryshme.
Lewa e ka arritur këtë me Borussia Dortmundin, Bayernin dhe Barcelonën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo36-vjeçari i ka shënuar dy gola në ndeshjen e Barcelonës me Dortmundin. Tani i ka 11 gola në 11 paraqitje në Champions këtë edicion.
E Pau Cubarsi është mbrojtësi më i ri në histori që ka bërë asistim në Ligën e Kampionëve. Me asistimin në ndeshjen e Barcelonës ndaj Dortmundit, Cubarsi ka thyer rekordin e Vincent Kompany.
Cubarsi i ka 18 vjet e 77 ditë.
Kompany rekordin e kishte vendosur në tetor 2004 derisa luante për Anderlechtin. Kishte asistuar me 18 vjet e 193 ditë.