Bilanci i Bayer Leverkusenit pa disfatë tani është 42 ndeshje rresht.
Fitoren e 37-të në këtë ecuri fantastike, skuadra e drejtuar nga trajneri spanjoll, Xabi Alonso, e shënoi të enjten mbrëma ndaj West Ham Unitedit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLeverkuseni ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës, e fitoi me rezultatin 2:0.
Golat e fitores u shënuan nga sulmuesi Jonas Hoffman, në minutën e 83-të, si dhe Victor Boniface në minutën e parë të kohës shtesë.
Granit Xhaka, udhëhoqi mesfushën e Leverkusenit edhe në këtë ballafaqim. Ai e kompletoi ndeshjen.
West Hamit i duhet punë e madhe në ndeshjen kthyese pas një jave për ta eliminuar skuadrën gjermane.
Leverkuseni është afër që ta fitojë titullin e parë në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë për herën e dytë në histori.