Bayer Leverkuseni i ka dhënë fund ecurisë prej 22 ndeshjeve pa humbje në Bundesligë dhe nuk e shfrytëzoi humbjen e Bayernit nga Bochumi.
Leverkuseni të shtunën pasdite ka pësuar disfatë nga Werder Bremeni me rezultatin 2:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi javës së 25-të të elitës së futbollit gjerman.
Romano Schmid realizoi për 1:0 në minutën e shtatë.
Golin përfundimtar e shënoi Justin Njinmah në minutën e 94-t.
Për kampionin në fuqi të Bundesligës, Leverkusenin, kjo ishte disfata e dytë rresht në të gjitha garat.
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, luajti vetëm në pjesën e parë te vendësit.
Leverkuseni ka 53 pikë dhe zë vendin e dytë.
Lider është Bayerni me 61 pikë.
Werder Bremeni ka 30 pikë dhe renditet në pozitën e 12-të.