Bayer Leverkuseni ka nisur me përforcime për edicionin e ri. Skuadra ku paraqitet Granit Xhaka, ka firmosur me futbollistin e talentuar Ibrahim Maza.
19-vjeçari raportohet se i ka kushtuar kampionit në fuqi të Gjermanisë rreth 12 milionë euro. Ai vlerësohet talent me potencial të madh.
Maza luan në mesfushë, ndërsa deri më tani ishte te Hertha Berlini.
Maza kishte klauzolë lirimi në kontratë, ndërsa me Leverkusenin ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2030.
Ibrahim Maza ka luajtur për U18, U19 dhe U20 të Gjermanisë, ndërsa tashmë ka debutuar për Algjerinë A.