Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Leverkuseni mposhtet në Madrid

Julian Alvarez

Ndonëse prej minutës së 23-të luajti me një futbollist më pak në fushë, Atletico Madridi e mposhti në shtëpi Bayer Leverkusenin.

Ndeshja e xhiros së shtatë të Championsit përfundoi 2:1 për madrilenët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pablo Barrios i Atleticos u përjashtua direkt me të kuq në minutën e 23-të.

Kampioni gjerman kaloi në epërsi 1:0 në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, kur realizoi Piero Hincapie.

Atletico Madridi barazoi në minutën e 52-të. Realizator ishte Julian Alvarez.

Numri i lojtarëve në fushë u barazua në minutën e 76-të, kur Hincapie u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.

Alvarez shënoi edhe golin e fitores për skuadrën e Diego Simeones. Ai shënoi golin vendimtar në minutën e 90-të.

Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen në mesfushë te Leverkuseni, që mbetet me 13 pikë dhe bie në vendin e gjashtë. Atletico doli në vendin e tretë me 15 pikë.