Me golat e Benjamin Sheshkos dhe Lois Opendas, skuadra e Leipzigut të shtunën ka realizuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Heidenheimit, në ndeshjen që i takoi xhiros së 30-të të elitës së futbollit gjerman.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Sheshkos, i cili realizoi në minutën e 42-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër skuadrën e Heidenheimit shënoi sulmuesi Nikola Dovedan në minutën e 69-të.
Belgu Openda në minutën e 85-të të ndeshjes e realizoi golin e fitores për Leipzigun.
Pas 30 ndeshjeve të zhvilluara, Leipzigu renditet në vendin e katërt në tabelë me 59 pikë. Skuadra e Heidenheimit është në dhjetë me 34 pikë.