Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Legjenda Frei: Shaqiri tani ka rëndësinë që meriton te Baseli

Xherdan Shaqiri Basel

Xherdan Shaqiri për herë të parë të dielën e udhëhoqi në fushë Baselin si kapiten në ndeshjen derbi të Superligës zvicerane të futbollit ndaj Luganos. Ndeshja përfundoi baras, 2:2. Shaqiri u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Ai shënoi golin e dytë nga penalltia, ndërsa asistoi në golin e parë të Baselit.

 Legjenda e Baselit dhe Zvicrës, Alexander Frei, ka thënë se Shaqirit me meritë i është dhënë shiriti i kapitenit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shaqiri tani ka rëndësinë që meriton”, ka thënë Frei të hënën për “Blick”. Frei për Baselin shënoi 72 gla në 103 ndeshje nga viti 2009 deri në vitin 2013, ndërsa për Zvicrën në 84 ndeshje realizoi 42 gola.

Frei dhe Shaqiri në të kaluarën kanë luajtur bashkë te Baseli dhe Zvicra.