Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, mund që ta marr sërish drejtimin e klubit skocez, Rangers.
Rangersi të dielën i ndau rrugët me trajnerin Russell Martin pas barazimit 1:1 me Falkirkun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“The Guardian” ka shkruar të hënën se Gerrard tani është kandidat serioz për t’u kthyer sërish te Rangersi.
45-vjeçari Gerrard trajner i gjigantit skocez ishte nga viti 2018 deri në vitin 2021.
Ish-futbollisti i njohur anglez së fundi e drejtoi klubin nga Arabia Saudite, Al-Ettifaq, nga viti 2023 deri në muajin janar.
Gerrard ka qenë trajner edhe i Aston Villas për një vit. Ka drejtuar edhe të rinjtë e Liverpoolit.