Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit Ousmane Dembele për ndeshjen ndaj Arsenalit.
Parisi të mërkurën nga ora 21:00 në “Parkun e Princave” e pret Arsenalin në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshjen e parë, Parisi e fitoi në Londër me rezultatin 1:0. Pikërisht Dembele kishte realizuar golin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYlli francez, Dembele, e përfundoi të hënën seancën stërvitore.
27-vjeçari i mungoi Parisit në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Strasbourgut, për shkak të një lëndimi muskulor. Ai ishte lënduar në ndeshjen në Londër.
Dembele është shumë i rëndësishëm për parisienët.
Në 45 ndeshje ka kontribuar me 33 gola dhe 12 asistime.