Ylli francez i futbollit, Kylian Mbappe, është shtruar në spital. Mbappe nuk do të jetë në dispozicion të klubit mbretëror për momentin.
Klubi i Madridit ka raportuar të enjten se Mbappe “është shtruar në spital për analiza dhe trajtime të ndryshme”.
Por te Reali nuk kanë raportuar se kur do të rikthehet sulmuesi francez.
Mbappe është raportuar se ka dhimbje të stomakut. Ai i mungoi Realit në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për Klube. Reali të mërkurën luajti baras 1:1 kundër Al Hilalit.