Shumë prej ekipeve përfaqësuese kanë zbuluar listën e lojtarëve për Kampionatin Evropian të futbollit “Gjermani 2024”. Por këtë nuk e ka bërë ende selektori i Shqipërisë, Sylvinho.
FSHF-ja ka njoftuar të premten se Sylvinho do të zbulojë listën të hënën e ardhshme, më 27 maj në ora 16:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTekniku brazilian do të dalë në konferencë për shtyp dhe do të flasë për listën e lojtarëve.
“Lojtarët fillimisht do të grumbullohet në Shqipëri e më pas në fundin e muajit maj do të udhëtojnë drejt Austrisë. Kombëtarja ka edhe dy ndeshje miqësore në program, ndaj Lihtenshtejnit më 3 qershor në orën 20:00, dhe ndaj Azerbajxhanit më 7 qershor në orën 19:00”, ka njoftuar FSHF-ja.
Këto dy ndeshje luhen në Hungari.
“Më 8 qershor kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe do të zhvillojnë përgatitjet për finalet e Europianit, në kampin bazë në SportCentrum Kaiserau, në afërsi të Dortmundit”.