Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kumbulla synon mbetjen në elitë dhe Evropianin

Marash Kumbulla

Mbetja në elitën e futbollit italian me skuadrën e Sassuolos dhe hyrja në listë për Kampionatin Evropian në Gjermani me Shqipërinë, janë dy objektivat e Marash Kumbullës, ka thënë Gianni Vitali, menaxheri i qendërmbrojtësit shqiptar.

Vitali të enjten në një intervistë të gjatë dhënë për “tuttomercatoweb”, ka thënë se Shqipëria ka lojtarë shumë cilësorë dhe do të jetë e vështirë për Kumbullën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, ai ka besim të plotë në të.

“Shqipëria ka grup të vështirë në Evropian. Por, në radhët e veta ka lojtarë cilësorë që janë zhvilluar shumë. Shqipëria është skuadër që do të shkojë në Evropian me formën më të mirë të mundshme, dhe do të shkaktojë probleme për kundërshtarët”, ka thënë Vitali të enjten.

Sassuolo në Serie A këtë sezon është në vendin e parafundit me 23 pikë, dy më pak se Empoli që është në zonën që siguron mbetjen në elitë.