Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, karrierën pritet ta vazhdojë në La Liga.
Të premten eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se Espanyoli është afër marrëveshjes me Romën për huazimin e Kumbullës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo24-vjeçari nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Daniele De Rossi për sezonin e ri. Kumbulla me Romën ka kontratë edhe tri vite.
Në edicionin e kaluar, Kumbulla ishte i huazuar te Sassuolo. Qendërmbrojtësi ishte pjesë e Shqipërisë edhe në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”, por nuk luajti.