Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Krasniqi shënon golin e parë me Sparta Pragën

Ermal Krasniqi

Sulmuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi, e ka shënuar golin e parë me fanellën e Sparta Pragës çeke.

Ai të shtunën mbrëma kontribuoi në fitoren e thellë të skuadrës së tij ndaj Teplices, me rezultatin 4:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ishte ndeshja e xhiros së dytë e elitës së futbollit të Republikës së Çekisë.

Krasniqi në lojë u inkuadrua në minutën e 69-të, ndërsa golin e shënoi në minutën e pestë të kohës shtesë.

Qazim Laçi u paraqit te Sparta Praga deri në minutën e 69-të.

25-vjeçari iu bashkua Spartës së Pragës gjatë afatit kalimtar të verës nga Rapidi i Bukureshtit për dy milionë euro.

Me përfaqësuesen e Kosovës, Krasniqi ka zhvilluar katër ndeshje.

VIDEO: