Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani pritet të largohet nga Italia për ta vazhduar karrierën në Angli. Për mesfushorin e Interit dhe Shqipërisë interesim ka shprehur skuadra e Premier Leagues, Aston Villa.
Kështu kanë raportuar mediume të ndryshme në Angli. Siç raportohet 22-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Unai Emery. Aston Villa, që ka siguruar paraqitjen në Ligën e Kampionëve, është i gatshëm t’i ofroj Interit 25 milionë euro për Asllanin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAsllani me Interin fitoi titullin e kampionit. Pjesë e Interit, Asllani është prej vitit 2022, ndërsa ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Interit iu bashkua nga Empoli. Në edicionin 2023/2024 shënoi një gol dhe kontribuoi me dy asistime në 30 paraqitje.