Harry Kane ka kontratë me skuadrën e Bayern Munichut deri në vitin 2027.
Ka pasur raportime se ai mund të kthehet në Premier League, por mediumi gjerman “Bild”, ka njoftuar të dielën se klubet e elitës së futbollit të Arabisë Saudite kanë nisur interesimin për kapitenin e Anglisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje, shumë prej këtyre klubeve ishin interesuar për transferimin e Kanet edhe para se ai të kalonte te klubi bavarez.
Al Hilal është prej skuadrave më të interesuara.
Sipas “Bildit”, Al Hilali synon t’i ofrojë Kanet kontratë trevjeçare, me mbi 90 milionë franga zvicerane në vit.
Kane në fillim të këtij sezoni ka shfaqur formë shumë të lartë.