Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Napoli ndalet nga Como, Rrahmani kthehet nga lëndimi

Amir Rrahmani - Napoli

Përditësim 20:00 - Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është kthyer në fushën e lojës për Napolin pas dy muajsh mungesë.

Rrahmani e kompletoi ndeshjen të shtunën në barazimin pa gola të Napolit ndaj Comos në shtëpi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja Napoli – Como i takoi javës së dhjetë të Serie A.

Me këtë barazim, napolitanët kanë bërë hap prapa në garën për titull kampioni.

Como kishte mundësi që të kalonte në epërsi në minutën e 26-të, por Alvaro Morata nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Te Como në bankën e rezervistëve ishte Mërgim Vojvoda.

Për Napolin është barazimi i parë këtë edicion. Ka edhe shtatë fitore dhe dy humbje. Numëron 22 pikë.

Ndërkohë Como ka katër fitore, pesë barazime dhe një humbje. Ka 17 pikë.

-

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është kthyer në fushën e lojës për Napolin pas dy muajsh mungesë. 

Rrahmani është titullar në ndeshjen në të cilën Napoli është duke barazuar ndaj Comos pa gola. 

Ballafaqimi i takon xhiros së dhjetë të Serie A. 

Alvaro Morata i Comos humbi penallti në minutën e 26-të. 

Rrahmani pati lëndim të rëndë muskulor, që e ka lënë atë jashtë fushës prej 5 shtatorit. 

Rrahmani ishte lënduar më 5 shtator në minutën e 64-t, në ndeshjen që Kosova e humbi nga Zvicra në Basel 4:0. Ishte ndeshja e parë e ciklit kualifikues të Botërorit 2026. 

Rrahmani më pas mungoi ndaj Suedisë në fitoren 2:0 në Prishtinë. Mungoi edhe në tetor në barazimin pa gola me Slloveninë në Prishtinë, dhe në fitoren 1:0 të Kosovës në Goteborg ndaj Suedisë. 

Napolit i ka munguar në dhjetë ndeshje. 

Mbrojtja e Napolit është kritikuar shumë pa Rrahmanin në qendër. 

Ka pranuar shumë gola.