Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kane thyen rekord, Bayerni vazhdon formën perfekte

Harry Kane

Harry Kane ka arritur shifrën e 100 golave me skuadrën e Bayern Munchenit.

Kane realizoi dy gola të premten mbrëma në fitoren 4:0 të Bayern Munchenit ndaj Werder Bremenit.  U bë lojtari që arriti më së shpejti kuotën e 100 golave me një ekip. Anglezi e arriti këtë shifër pas 104 ndeshjeve – duke e thyer rekordin e Cristiano Ronaldos dhe Erling Halaandit (105 ndeshje).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ndeshje i takoi xhiros së pestë të Bundesligës gjermane.

Për Bayernin ishte fitorja e pestë nga po kaq ndeshje. Është lider me 15 pikë.

Luis Diaz e realizoi golin e parë në minutën e 22-të. Për 2:0 realizoi Kane nga penalltia në minutën e 45-të.

Qendërsulmuesi anglez, Kane, e shënoi edhe golin e tretë në minutën e 65-të.

Golin e fundit e shënoi Konrad Laimer në minutën e 88-të.

Për Werder Bremenin ishte disfata e dytë radhazi. E zë vendin e 14-të me katër pikë.