Sulmuesi anglez, Harry Kane, ka shënuar dy gola në fitoren e Bayern Muenchenit me rezultatin 3:0 ndaj Union Berlinit.
Ndeshja u zhvillua të shtunën dhe i takoi xhiros së nëntë të Bundesligës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKane e realizoi golin e parë dhe të tretë në minutat 15-të dhe 51-të.
Ndërsa golin e dytë e shënoi Kingsley Coman në minutën e 43-të.
Kane tani ka 60 gola të shënuar në Bundesligë që prej transferimit te Bayerni nga Tottenham Hotspuri në vitin 2023.
Bayerni është lider në tabelë me 23 pikë. Union Berlini ka 15 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës.