Harry Kane do t’i mungojë Bayern Munichut në ndeshjen e fundit të edicionit aktual në Bundesligë, për shkak të lëndimit në shpinë.
Bayerni të shtunën në orën 15:30 luan në udhëtim tek Hoffenheimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi anglez nuk ka luajtur qëkur u zëvendësua në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve, në humbjen nga Real Madridi më 8 maj.
Skuadra gjermane ishte duke fituar 1:0 në “Bernabeu” kur Kane u largua nga loja, e më pas ekipi i tij pranoi dy gola për t’u eliminuar nga gara.
Kane ka shënuar 44 gola në 45 paraqitje në të gjitha garat për Bayern Munichun, qëkur u transferua në verë nga Tottenhami.
Bayerni dështoi ta fitojë Bundesligën për herën e parë në 12 vjet.
Por, me fitore kundër Hoffenheimit, mund të përfundojë në vendin e dytë, prapa kampionit, Bayer Leverkusen.