Dy fituesit e fundit të titullit të kampionit në Bundesligë do të përballen të shtunën në ndeshjen që i takon xhiros së nëntë.
Kampioni në fuqi, Bayern Muncheni, e pret nënkampionin Bayer Leverkusen. Kjo ndeshje nis në orën 18:30.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBayerni ka plot tetë fitore radhazi në kampionat dhe e zë vendin e parë me 24 pikë.
Leverkuseni numëron pesë fitore, dy barazime dhe një humbje. Është në pozitën e pestë me 17 pikë.
Bayerni dhe Leverkuseni u përballën pesë herë sezonin e kaluar në Bundesligë, në Kupë të Gjermanisë dhe në Ligën e Kampionëve.
Bayerni ka mbajtur portën e paprekur në tri nga pesë ndeshjet e fundit.
Leverkuseni nuk di për humbje në shtatë ndeshjet e fundit në elitë.
Të dy skuadrat të mërkurën kaluan në një të tetën e finales në Kupë të Gjermanisë.
Leverkuseni e eliminoi Paderbornin, kurse Bayerni fitoi ndaj Kolnit.
Tjetër ndeshje interesante, që luhet të shtunën nga ora 15:30, është ajo ndërmjet RB Leipzigut dhe Stuttgartit.
Leipzigu ka 19 pikë në vendin e dytë, kurse Stuttgarti ka një pikë më pak një pozitë më poshtë.