Juventusi ka vazhduar me ecuri negative të rezultateve në të gjitha garat.
Juventusi tani ka gjashtë ndeshje pa fitore. Ka katër barazime rresht në Serie A dhe një humbje në Kupën e Italisë nga Lazio, që nuk i kushtoi me eliminim nga gara.
Juventusi avancoi në finale të Kupës së Italisë ku do të luajë me Atalantan pas tre ditësh.
“Zonja e vjetër” të dielën në shtëpi barazoi 1:1 me Salernitanan, në ndeshjen e xhiros së 36-të.
Deri në fund të kampionatit i ka edhe dy ndeshje tjera për t’i luajtur.
Niccolo Pierozzi në minutën e 27-të shënoi për mysafirët dhe Adrien Rabiot në minutën e 91-të për vendësit, i shënuan golat e këtij ballafaqimi.
Juventusi bie në vendin e katërt me 67 pikë, aq sa ka edhe Bologna në vendin e tretë, por me goldallim më të mirë.
Salernitana e fundit ka 16 pikë.