Juventusi ka vazhduar edhe në ndeshjen e 23-të pa disfatë në elitën e futbollit italian. Por të shtunën ka marrë vetëm një pikë në duelin ndaj Bolognas.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 15-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMysafirët krijuan epërsi prej dy golave me Dan Ndoyen në minutën e 30-të dhe golin e Tommaso Pobegas, në minutën e 52-të.
Teun Koopmeiners e ngushtoi epërsinë në minutën e 62-të, ndërsa nga humbja “zonjën e vjetër” e shpëtoi Smauel Mbangula, që shënoi në minutën e 92-të.
Juventusi në vendin e gjashtë ka 27 pikë, pesë më shumë se Bologna e vendit të tetë.