Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, mund të paraqitet nga edicioni i ardhshëm në kampionatin italian “Serie A”. “Football-Italia” ka raportuar të premten se skuadra e Juventusit është futur në garë për shërbimet e Brojës, që është futbollist i Chelseat.
Broja po shihet si zëvendësuesi ideal i polakut Arkadiusz Milik, i cili pritet të largohet nga Juventusi në këtë afat kalimtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSë fundmi është raportuar se edhe skuadra e madhe turke, Beshiktash, është interesuar për 22-vjeçarin.
Broja ka filluar stërvitjet te Chelsea, por nuk pritet të jetë në planet e skuadrës angleze. Broja luajti dy ndeshje me Shqipërinë në “Euro 2024”. Me Chelsean, Broja ka kontratë deri në verën e vitit 2028.