Skuadra e Juventusit e ka shmangur disfatën nga Venezia në minutën e fundit të ndeshjes. Venezia ishte duke fituar 2:1 deri në minutën e 95-të, por “zonjën e vjetër” e shpëtoi sulmuesi Dusan Vlahoviq i cili ishte i saktë nga pika e bardhë për 2:2. Kësisoj, Juventusi regjistroi barazimin e dhjetë këtë edicion krahas gjashtë fitoreve, por ende është i pamposhtur.
Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 16-të të Serie A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e parë për Juventusin e realizoi Federico Gatti në minutën e 19-të.
Për Venezian golat i shënuan Mikael Egill Ellertsson në minutën e 61-të dhe Jay Idzes në minutën e 83-të.
Juventusit iu anulua edhe një gol i sulmuesit Kenan Yildiz në minutën e 49-të.
Venezia ka 19 pikë dhe është në pozitën e fundit në tabelë.
Juventusi është në vendin e gjashtë me 28 pikë.